Nga dita e nesërme në orën 06:00 deri të dielën në mesnatë do të pezullohet edhe qarkullimi i automjeteve private në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë.
Të vetmet automjete që do të lëvizin do të jenë autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra.
Ky urdhër drastik, por shumë i domosdoshëm, u mor ditën e sotme nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend, pas konfirmimit të 23 rasteve/Shqiptarja.