Trainkos përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se pas rekomandimeve nga qeveria për masat lehtësuese për Fazën e Tretë, ka vendos që nga nesër të lëshojë edhe linjën tjetër të transportit të udhëtarëve në relacionin Prishtinë – Pejë – Prishtinë me i cili niset nga Prishtina në orën 07:50h dhe nga Peja në orën 12:10h.
Ky është postimi i plotë:
Njoftim
Ju njoftojmë pas rekomandimeve nga Qeveria e Republikës së Kosovës për ndërmarrjen e masave lehtësuese për fazën e tretë, Menaxhmenti i Hekurudhave të Kosovës Trainkos Sh.A ka vendosur që lëshoj në qarkullim edhe linjën tjetër të transportit të udhëtarëve në relacionin Prishtinë – Pejë – Prishtinë me i cili niset nga Prishtina në orën 07:50h dhe nga Peja në orën 12:10h duke filluar nga data 03.06.2020.
Për sqarim:
Qarkullimi i trenit në relacionin Prishtinë – Shkup -Prishtinë do të lëshohet në momentin e hapjes së kufirit me Maqedoninë e Veriut.
Për çdo ndryshim eventual do të ju mbajmë të informuar.
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunimin tuaj!