Nga nesër s’ka shërbime në komunën e Prishtinës për ata që nuk kanë maskë e dorëza

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër, 7 prill, si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, ka marrë vendim që qytetarët të cilët nuk janë të pajisur me maskë e dorëza nuk do të mund të marrin shërbime në komunë.

“Të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të tjerëve rreth nesh”, thuhet në një postim të komunës në facebook.

https://www.facebook.com/komunaprishtine/posts/3176443365734198

Të ngjashme