Rektorët e universiteteve publike pas mbledhjes që kanë mbajtur sonte, kanë njoftuar se prej nesër gjitha universitetet publike do të fillojnë grevë të përgjithshme dhe protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Zëvendëskryesuesi i kësaj konference, Fadil Millaku ka thënë se ky vendim ka ardhur për shkak të veprimeve të fundit të Agjencisë Kosovare për Akredim për mbylljen e programeve.
Millaku kërkoi nga organet kompetente që të shkarkohet ministri i arsimit, Shqyri Bytyqi, gjithë anëtarët e AKA-së dhe të shfuqizohet vendimi i tyre.
Ai po ashtu, njoftoi se do të ndërpriten gjitha kontaktet me ministrin aktual.
Ndërsa, kërkoi takim me krerët e institucioneve për zgjidhje të kësaj situate.
Bashkangjitur gjeni kërkesën e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, për siç thuhet “veprime urgjente në mbrojtjen e sistemit të arsimit të lartë publik nga degradimi”, drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovë, Hashim Thaçit, kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, si dhe Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.