Njohësi i politikave ekonomike, Muharrem Shenolli ka reaguar lidhur me rritjen e pagës minimale.
“Paga minimale ishalla shkon në 700, 800 e 1,000 euro. Kostoja e jetës është bërë e lartë, e papërballueshme për shumë familje nga inflacioni astronomik i viteve të fundit. Shumica e familjeve po e financojnë rritjen e cmimeve me borxhe nga bankat.
Kostoja e lartë e energjisë nga keqmenaxhimi publik ka krijuar një valë të re inflacioni mbi një inflacion që e kemi historikisht më të lartën. Nuk ka dyshim që kushtet socio-ekonomike janë të vëshitra për qytetarët dhe familjet kosvoare”, ka shkruar ai.