Arkimed Lushaj i njohur si Stresi së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Një gotë rose”, ku ka zbuluar detaje të reja nga jeta e tij personale.
Ai tregoi se për herë të parë baba e ka thirrur dajën e tij, pasi i ati ka qenë i interuar dhe nuk e njihte si njeri.
“Kur ka ardhur pas demokracisë që është kthyer nga burgjet e diktaturës ka qenë një njeri me mjekër. Kur a ardhur në shtëpinë 92 e shihja si i frikësuar dhe thoja kush është ky njeri. Po është e vërtetë, daja Guxim quhet. E thirrja dajën baba sepse nuk e kisha babain afër nga regjimet. Nuk e kam pas fiksuar dot. Kur erdhi babi e kisha pak problem, e shifja por nuk i shkoja. Pastaj erdhi 97-ta dhe iu desh te merrej me politikën. Isha në klasë të dytë sepse në klasë të parë zysha më ka rrahur shumë. Ka qenë një racizëm shumë i madh ndaj meje. Nuk e kam pas fajin as unë dhe as prindërit e mi, ky është një faj që… Unë jam rrahur shumë nga kjo zyshë në klasë të parë. Në klasë të dytë e mbaj mend babain që vinte dhe më merte tek shkolla pastaj i desh të shkëputej për arsye politike deri në vitin 1999.”– tha Stresi.
Teksa tregoi se ka jetuar te gjyshi pasi nuk kishin mundësi të mira ekonomike, reperi tha se edhe librat shkollorë i ka vjedhur sepse nuk kishte me çfarë ti blente dhe donte që të studionte.
“Kam jetuar tek gjyshja sepse nuk kisha mundësi. E mbaj mend që u shitshin ato librat në atë kohë, unë i kam vjedhur ato sepse nuk kisha me çfarë ti bleja. Nuk ka pasur njeri kohë që të merrej me mua. Në të gjithë ata nxënësit unë isha më i vuajturi. Në mbledhje me prindërit unë si kam pasur kurrë prindërit, por ka ardhur shoku i babait.”- u shpreh ai.
Emri i tij është komplet i ndryshëm me atë të artit, ndërsa reperi tregoi se ka lidhje me stresin që ai i jepte nënës së tij së cilës sa herë që ai largohej dhe ishte keq nga shtëpia asaj i bëhej një plagë në kokë.
“Në raport me fëmijët tjerë unë kam qenë shumë problematik dhe gjithmonë kam pasur shokë mëtë mëdhenj sepse s’më dilnin këta të moshës time. Unë ikja dhe biçikletë dhe nuk më gjenin. Sado që më mbyllnin në shtëpi unë dilja. Mua të më mbyllësh në një dhomë unë bëhem shumë keq. Unë kam një lidhje me mamin. Kur unë jam keq nënës time i ndodh një plagë në kokë, i çahet koka kur ndodh diçka me mua dhe kur kthehesha në shtëpi i shikoj atë gjithë duke më pritur”, u shpreh këngëtari.
Stresi zbuloi se pasioni i tij ka qenë futbolli por që hoqi dorë nga për t’iu përkushtuar karrierës muzikore.
“Isha futbollit dhe akoma luaj mirë pozicionin e sulmuesit. Është diçka që nuk e din askush këtë sekret. Kur e lash futbollin fillova muzikën.”– tha ai.