Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit,me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.