Nga propaganda e zdralave n’Ujman – tek viktima e parë!

Prishtinë | 29 Kor 2025 | 17:04 | Nga Halil Matoshi

Diktaturat rëndom hyjnë në skenë me duartrokitje, e dalin me lot e gjak!

1.

Sa herë që organizata e Albin Kurtit lëshohet në mashtrimin e turmave, për vota, i duhet retushimi i historisë!

Fotografitë ku janë fshi automjetet e KFORit (ose janë seleksionu ato ku nuk shihe KFOR!?) janë friksuese.

Thjesht dëshmojnë origjinen staliniste të pushtetit.

Simas mandatit të saj të kjartë, me lejen e komandantit të Barduani FSK – trupa e kërkim shpëtimit shkoi në Ujman, simas marrëveshjes së Kosovës zyrtare me NATOn.

Përdormi politik i FSKsë e damton vet ushtrinë kosovare dhe këtë propagandë duhet me e nalë vet komansantët e FSKsë.

Kosova albiniste “ka ngadhnjy” mbi Perëndimin – pra imperializmin – prandej âsht nën sanksione të BEsë.

Sëkëndejmi Albin Kurti munet me u taku veç me do Žižekistë me shorce në bregdetin grek dhe me palaço si Gzim Mekuli e Vudi, derisa gazetarët profesionistë denigrohen nga injoranat – vegla qorre të regjimit.

Tash për mungojnë në Kosovë veç burgjet politike të modelit të Spaçit e Burrelit, kampeve të përqëndrimit ku u katandisën dheta mija shqiptarë!?

Kosova megjithatë ishte dhe metët në arealin kulturor dhe ushtarak Perëndimor.

Për këtë po bindem, kur krejt parametrat e matjes së dispinimit popullor thojnë se VV âsht në kuotën p’ej 30-32%.

Populli i Kosovës po zgjohet nga ankthi i historisë!?

2.

Kur dikush mytet n’ujë ekziston dyshimi se dikush e shtyu!?

Po. Albin Kurti e ka shty 33-vjeçarin drejt deke përmes propagandes!

Kur vitin e kaluem pata thanë në TV se ligjet e Kosovës dhe strategjia e ujnave e ndalojnë lamjen në ujëmbleshësat për pije, dhe militantat e VVsë “po e hjekin zdralin në Ujman”, m’u patën versulë i madh e i vogël, madje edhe nga partitë rivale të VVsë, me nji fushatë të egër të përmasave fashiste.

Sivjet militantat haluçinantë nuk shkuen nga Prishtina me u la n’Ujman, sepse Kurti nuk ka nevojë për Ujmanin por për narrativën rreth tina, tue mendu që mesazhi i fitores ishte dhânë tashma!?

Por shkoi nji mërgimtar fatkeq 33-vjeç, i cili u viktimizu direkt nga propaganda neostaliniste e VVsë.

Ai nuk e kish kuptu faktin se lamja n’Ujman ishte veç për vota dhe këtë nuk ka me e kuptu kurrë, sepse jeta e tij u shue për shkaqe të nji politike të mjerë.

Ndjesë dhe ngushëllim për familjen.

Dhe dikush u dashka me dekë për dëshmimin absurd se Ujmani ishte aty edhe para Albinit, por me u la aty ndalohet me ligjet kosovare si ky dëshmor i absurdit.

Revolucioni i han thminë e vet!

3.

Retushi enverist/stalinist i historisë âsht rikthy, jo n’Shqipni po n’Kosovën historikisht libertariane.

FSK me leje dhe nën mbrojtje të KFORit shkon në Ujman me qëllim humanitar (me ua gjetë e dërgu familjarëve trupin e pajetë të birit të tyne) e azganat e propagandës të modelit të Berias, e paraqesin si akt patriotik, tue përdor për qëllime elektorale!?

Familja e të ndjerit duhet me u thanë ‘boll ma’.

Secila familje patriotike kosovare duhet me ua kthy shpinën ktyne hajdutëve që asnigjâ nuk kanë dhânë për Kosovë!

Edhe sa viktima kanë me ra për marrëzinat e ksaj propagande?

Kush âsht patriot dhe e do këtë Atdhe, mos bjeni ma n’propagandën e dognatëve leftista

!

Kfjellu Kosovë, thuej jo stalinizmit!?

Të ngjashme