Pas Parisit, listës së destinacioneve të ofruara në dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do t’i shtohet edhe një metropol evropian. Duke filluar nga 22 qershori i vitit të ardhshëm, kompania ajrore “Norwegian Air” do të lansojë fluturime direkte nga Aeroporti i Prishtinës për në Aeroportin Helsinki-Vantaa dhe anasjelltas, duke lidhur kështu Prishtinën me kryeqytetin finlandez.
Fluturimet janë planifikuar që të fillojnë gjatë sezonit veror të vitit të ardhshëm dhe do të realizohen me aeroplanë të tipit Boeing 737-800, me kapacitet prej 186 ulësesh.
“Ne si Limak Kosovo International Airport, i mirëpresim dhe mbështesim të gjitha linjat direkte që lidhin Prishtinën me destinacione të reja. Shërbimet ajrore nga Helsinku për në Prishtinë të ofruara nga partneri ynë ‘Norwegian Air’, do t’u mundësojnë udhëtarëve tanë më shumë zgjedhje për të udhëtuar”
Kompania ajrore “Norwegian Air” fluturon në më shumë se 140 destinacione në botë dhe ka qenë e pranishme në Prishtinë për shumë vite me shërbime ajrore në disa destinacione.