Shefki Kuqi e ka hapur historinë e rrugëtimit të tij të pabesueshëm, nga refugjati e deri tek Premierliga, ku kishte luajtur në Newcastle United
Si një djalosh 12 vjeçar, Shefki Kuqi ishte ulur i nervozuar në tren, duke e pritur konduktorin e trenit për ta paguar biletën.
Kuqi dhe familja e tij e kishin lënë shtëpinë e tyre në Vushtrri të Kosovës, në atë kohë në ish-Jugosllavi, derisa tensionet kishin nisur të rriteshin në rajonin ballkanik në fundvitet e 80-ta.
Ndërkaq, në moshën 16 vjeçare, vëllai i Kuqit ishte ftuar për shërbime ushtarake kombëtare, por familja vendosi të largohej.
Finlanda ishte destinacioni i tyre, ndërsa rrugëtimi prej 6 orësh deri në Beograd, më pas në qytetin polak Gdansk në Poloni dhe më në fund në Finlandë me varkë.
“Kur u largova nga Kosova, mendimi i parë ishte ‘të shpresojmë se do të jemi të sigurt’ dhe ta kemi një jetë normale”, ka thënë Kuqi ekskluzivisht për “Chrinicle Live”.
“Ju gjithmonë keni ëndrra të mëdha, por të shkoni dhe të luani në Premierligë – unë isha kosovari i parë që e bëra këtë – këto gjëra i vlerësoni dhe ua dini peshën kur të ndaleni së luajturi”, shtoi ai.
“Ishte një gjë e madhe ta bëja këtë arritje, ju kurrë nuk ëndërroni për gjëra ta tilla në fillim. Unë e kuptova kur njerëzit flisnin për presionin, presionin për t’i fituar ndeshjet dhe titujt”, shprehet Kuqi.
“Njerëzit e shohin presionin në mënyra të ndryshme, por për mua, kjo është kënaqësi, një nder që e kam. Ju duhet të fitoni trofe ose tituj, për mua ka pasur presione më të mëdha në jetë”, nënvizoi ai.
Familja e tij e kishte fituar azilin dhe mund ta niste një jetë të re. Kuqi kishte luajtur për Finlandën në nivelin ndërkombëtar.
Në moshën 34 vjeçare, pas rrugëtimeve të suksesshme në karrierën e futbollit, sulmuesi i rrezikshëm më në fund u largua nga Newcastle në muajin shkurt 2011.
“Për mua ishte diçka e madhe, mund ta përshkruaj veten vetëm si futbollist profesionist kur jetoja në atë vend. Ai klub do të thotë shumë për tifozët, nuk mund ta di se në çfarë vendi tjetër mund ta gjeni atë ndjenjë”, shprehet ai.
Ai shton se paraqitja përpara tifozëve të zjarrtë është një kujtim që nuk do ta harrojë kurrë.
Pasi e mbylli karrierën e futbollistit, ai e nisi zejen e trajnerit duke i udhëhequr klubet si FC Honka e Inter Turka, e më pas edhe PK-35 Vantaa.
Tash ai po mendon që ta marrë në dorë ndonjë ekip në Britaninë e Madhe, ndërsa në 12 muajt e fundit flitej se mund të emërohet trajner në Ipswich apo në Brandford City.
Një ditë, ai synon të bëhet trajner në Premierligë.