Nga vërshimet e mëdha që ndodhën mbrëmjen e së mërkurës, Afrim Elshanit nga fshati Piranë i Prizrenit i ngordhën një numër i konsiderueshëm i qengjave. Kjo pasi në stallën e tij depërtoi sasi e madhe e ujit.
Nga reshjet e mëdha e pësoj edhe Gani Elshani, këtij të fundit iu prishën disa pajisje shtëpiake, pasi uji i depërtoi në bodrum.
Shiu i madh dëmtoi edhe një pjesë të rrugës në këtë fshat, e dëme u bënë edhe në kulturat bujqësore. Armend Tulla thotë se iu dëmtuan një hektarë e gjysmë të mbjellura me shalqi.
Pos Piranës dëme të mëdha pati edhe në komunën e Mamushës, njofton Klan Kosova.
Fshati Prianë dhe Komuna e Mamushës u vizituan nga ministri në detyrë i Bujqësisë Besian Mustafa. Ky i fundit u premtoi mbështetje fermerëve të dëmtuar.