Kryetar i Turizmit Shqiptar Ruzhdi Kurtishaj ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e bizneseve të Sarandës, raporton Ekonomia Online.
Kastriot Pepkolaj, pronar i “Grand Hotel” ka thënë se do të bëjnë të pamundurën që këtë sezon të mbijetojnë pas krizës nga pandemia.
“Në bashkëpunim me Sharr Travel kemi gjetur gjuhë të përbashkët të bëjmë ulje çmimesh. Të gjithë darkën do ta ketë gartis nëse qëndrojnë 5 ditë”.
Astrit Zejno, nga hotel “Mediteran”, tregoi për bashkëpunimin që kanë ndër vite me “Sharr Travell.
Ai tha se çmimet janë të ulëta dhe serioze.
“Kushtet janë baza kryesore. Ne duam që personat që vizitojnë Sarandën dhe Ksmailin të mbetet i kënaqur. Saranda ka shtrirje të tillë që ta ruajnë vetveten, por kjo nuk na ndalon të mos vazhdojmë me pushimet”.
Përfaqësi i hotel “Iliria, Arbër Hito falënderoi kompaninë “Sharr Travel” për bashkëpunimin.
Ai tha se çmimet i kanë ulur për 40 %.
Genc Ahmeti, nga hotel “Ilio”, tha se mundohen që të gjithë klientëve tu ofrojnë komoditet, raporton EO
Përderisa Ruzhdi Kurtishaj, pronar i “Sharr Travel” falënderoi mediet për përkushtimin gjatë vizitës në bregdetin shqiptarë.
“Ndihet krenar që nuk është i vetmi që ka bërë për qytetarët e Kosovës, por edhe këta njerëz këtu që kanë ulur çmimet këtë vit”.
“Andaj mesazh është se janë të monitoruar të gjithë këtu në Sarandë dhe kjo bëhet me një shërbim profesional dhe është e rëndësishme zbatimi i rregullave nga Covid-19”.
Ai u bëri thirrje të gjithë turistëve jo vetëm nga Kosova por gjithë Evropa që të vizatojnë këto hotele.