Nga skema e ndihmës sociale përfitues në Kosovë janë 24 496 familje

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e mirëqenies sociale” për TM3 2020.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 496 familje me gjithsej 98 990 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 333 familje.

Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 142 058 përfitues, nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49 541 përfitues, nga skema për pensionet familjare janë 3 629 përfitues, për pensionet invalidore janë 87 përfitues, për pensionet e Trepçës 2 390 përfitues, nga ajo Trupave Mbrojtëse të Kosovës 1 145 përfitues, e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë 581 përfitues, e kompensimeve për personat e verbër 1 915 përfitues, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 565 përfitues, për pensionet e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë janë 2 891 përfitues, për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 586, dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38 156 përfitues.

Ndërsa, janë braktisur 8 fëmijë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme