Nga sot s’ka më maska me detyrim në New York

Prishtinë | 10 Shk 2022 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Nga sot qytetarët e Nju Jorkut nuk janë më të detyruar të mbajnë maska kundër Covid-19 në ambientet e mbyllura, siç janë dyqanet, restorantet dhe biznese të ndryshme.

Vendimi u bë i ditur dje nga guvernatorja demokrate Kathy Hawkul. Shteti i Nju Jorkut është vendi i katërt më i populluar në SHBA me 20 milionë banorë.

Megjithatë, siç shpjegoi Hawkol, maska ​​do të mbetet e detyrueshme në shkolla dhe shtëpitë e të moshuarve. Maska do të mbetet gjithashtu e detyrueshme në transportin publik.

Të ngjashme