Nga tetori, paga minimale rritet në 350 euro

Prishtinë | 28 Gus 2024 | 10:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka vendosur që paga minimale të rritet në 350 euro bruto në muaj. Vendimi u miratua në mbledhjen e të mërkurës, me ç’rast kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga vendimi do të preken më shumë se 150 mijë persona. 

Kurti ka theksuar se niveli i ri i pagës minimale do të jetë 2 euro për orë punë të rregullt dhe se ajo, me ligjin e ri, do të jetë e liruar nga tatimi.

Ai e ka cilësuar si rritjen e dytë të pagës minimale gjatë mandatit të tij, pas 13 vjetësh.

“Me hyrjen ne fuqi të pagës minimale u hap rruga që të rritet paga minimale pas 13 vjetësh. Niveli i ri i pagës minimale do të jetë 2 euro për orë punë të rregullt apo 350 euro bruto në muaj me orar të plotë. Paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi. Kjo është rritja e dytë e pagës minimale në këtë mandat qeverisës”, ka thënë ai.

Kryeministri ka thënë se me 17 gusht 2011 ishte hera e fundit kur është rritur paga minimale dhe se ne atë kohë diskriminoheshin të rinjtë.

“Sot pas 13 vitesh po e ndryshojmë këtë duke modifikuar pagën minimale për të gjitha moshat pa dallime. Niveli i ri do të jete 2 euro për orë punë të rregullt apo 350 euro bruto në muaj me orar të plotë. Kjo pagë minimale do t’i prek 150 mijë të punësuar”, ka thënë Kurti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ky vendim hynë në fuqi me 1 tetor.

“Hiqet diskriminimi për grup moshat. Është përcaktimi edhe i pagës minimale me orë. Paga minimale e përcaktua sot do të hyjë në fuqi që nga data 1 tetor”, ka thënë ai.

E ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se rritja e pagës minimale do të hyjë në fuqi nga 1 tetori.

Të ngjashme