Nga vështirësitë deri te suksesi, rrëfehet babai i Dua Lipës: E kam nisur duke shitur xhaketa

Prishtinë | 17 Gus 2024 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Përveç angazhimeve të tij si menaxher i Dua Lipës, Dukagjin Lipa është gjithashtu një sipërmarrës i suksesshëm në Prishtinë, ku posedon agjencinë e marketingut “Republika”.

Sakaq së fundmi, Dukagjini ka ndarë në podcastin “3GO” disa detaje interesante rreth fillimeve të tij të vështira. Në një bisedë të hapur, ai tregoi për përpjekjet e tij për të balancuar studimet dhe punën, dhe për sfidat që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij drejt suksesit.

“Punë të parë kam punuar në bar. Jo, s’është në bar, kam shitur jakne (xhaketa) të lëkurës? Apo pyete për Londër? Unë gjithmonë kam pasur dëshirë që të punoj edhe si student. Ndoshta sepse babanë ma larguan nga puna gjatë regjimit serb, dhe financat nuk ishin më njësoj”, ka thënë ndër të tjerash ai.

Të ngjashme