Nga periudha e vitit 1912 e deri në luftën e fundit, Kosova do ta ketë historinë e saj që pritet të finalizohet në vitin 2020.
Frashër Demaj, historian deklaroi në emisionin e mëngjesit në RTK, se periudha e vitit 98-99 është mjaft e mbushur me histori dhe në këtë formë ka fakte dhe material që mund të shkruhet histori, por gjithnjë duke i vërteuar ato.
Ai tha se në një far forme kundërshtimet ndaj shtetit serb kanë filluar nga vitet 90-ta, ku janë bërë përpjekjet për të marrë autonominë e Kosovës nga ana e serbisë, pra kjo ka bërë që historia ka filluar më heret me angazhimin e Jasharajve dhe të tjerëve për liri dhe pavarësi.
Sipas tij, më pas u bë e madhe çështja e Kosovës në njohje ndërkobëtare dhe të ketë populli i Kosovës një liri dhe për këtë kanë dhënë shumë dëshmorët e vendit, pra edhe jetën e tyre.
Ai tha se lufta e Adem Jasharit me forcat serbe ishte një sakrificë jashtëzakonisht e madhe kur dihet se me çfarë altilerie ka luftuar serbia ndaj kësaj familje, e më pas edhe ndaj gjithë shtetit të Kosovës.
Sipas tij, më pas shqiptarët janë mobilizuar me protesta, organizime të ndryshme demonstrata, për të kundërshtuar sjelljen e Serbisë, e po ashtu edhe hakmarrja e UÇK-së aty këtu ndaj, forcave paramilitare serbe.
Demaj tha se është e natyrshme që shteti i Kosovës ta ketë historinë e vet, por për këtë ka qenë pak vështirë në mungesë të dokumentareve, por edhe është ndërprerë financimi i shkruarjes së historisë. “Duhet hulumtuar nëpër arkiva, duhen ekspertë të fushave të ndryshme, por që barrën kyesore ka marrë Instituti i Historisë”, ku për këtë ka edhe kosto.
Ai tha se nga viti 2017 do të zgjasin hulumtimet për përgatitjen dhe shkruarjen e historisë, ndërkaq në vitin 2020 vendi ynë do ta ketë të shkruar historinë mbi bazën e fakteve.
Periudha do të përfshijë nga parahistoria e deri në ditët e sotme, kur edhe në Londër është marrë vendim të mbetet jashtë Kosova, nga viti 1912. Ai tha se ka një grup ku janë 9 anëtar që po merren me këtë çështje nga të gjitha fushat dhe nëse ka ndërhyrje politike, Demaj tha se ai do të tërhiqet dhe do ta ngris zërin kundër këtyre çështjeve.(RTK)