Nga viti 2024 pritet që procesi i pajisjes me kushte dhe leje ndërtimi të bëhet online

Prishtinë | 31 Tet 2023 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Nga 1 janari 2024, pritet të lansohet platforma digjitale E-lejet e cila mundëson që i gjithë procesi i pajisjes me kushte dhe leje ndërtimore të kryhet në mënyrë elektronike, kështu ka njoftuar Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai tutje ceku se kjo do të ndikojë që procesi të jetë plotësisht transparent, i qasshëm për të gjithë.

“Kjo do të ndikojë që procesi të jetë plotësisht transparent, i qasshëm për të gjithë sepse tani qytetarët mund të aplikojnë për leje ndërtimi nga shtëpia pa pasur nevojë që të jenë prezent fizikisht në sportelet e Kryeqytetit.”

Rama thotë se E-leja do të largojë në tërësi përdorimin e letrave dhe do të kontribuojë direkt për një ambient më të pastër për gjithë vendin.

“E – LEJA: Efikasitet, Efiçencë, Transparencë, Qëndrueshmëri”.

Të ngjashme