Ata janë një nga çiftet shqiptare që eksplorojnë shumë dhe e duan në masë të madhe natyrën.
Bëhet fjalë për artistin Genc Prelvukaj dhe partneren e tij, këngëtaren Eni Koçi, të cilët prej ditësh duket se kanë nisur një tur në trevat shqiptare.
Të njëjtit ditë më parë kanë vizituar një nga vendet malore, Theth-in, gjersa gjatë këtyre ditëve kanë qenë në Mal të Zi.
Dyshja po shijojnë romancën prej shumë vitesh, derisa nuk duket se kanë akoma ndonjë plan për martesë.