Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një mërgimtar nga Zvicra në Klinë, meqenëse gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar katër qese të vogla me marihuanë, një mulli për bluarje dhe letra mbështjellje, raporton Express.
I dyshuari ëhstë liruar më pas me vendim të prokurorit.
“Rr. Sadik Rama ,Klinë 09.10.2020-21:30 Njësiti policor ka ndaluar një veture me targa zvicerane të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në veture janë gjetur dhe konfiskuar katër qese te vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një mulli për bluarje dhe letra për mbështjellje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në raport.