Një femër ka raportuar se në vazhdimësi është duke u ngacmuar seksualisht nga një person tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29.11.2022, në Lipjan.
Tutje në raport bëhet e ditur se në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.