Një grua ka njoftuar policinë në Mitrovicë se derisa ka qenë në rrugë një person i panjohur nga vetura e ka ngacmuar seksualisht.
Sipas raportit të policisë, në lidhje me rastin i dyshuari dhe një dëshmitar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.