Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Ngadhnjim Kastrati, i ka reaguar ashpër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, pasi siç thotë ai, ky i fundit nuk e kishte lënë të raportojë në Komisionin Parlamentar.
Kastrati thotë se Armend Muja është njëri nga personat që ka pasur kontratë me shërbime në RTK.
Madje, Kastrati thekson se Muja i ka borxh Radio Televizionit të Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Armend Muja personalisht dhe me qellim ma pamundesoi te raportoj sot para Komisionit te Kuvendit!Une per komisonin dhe qytetaret kesaj here I kam dy pergjigje:
1.Armend Muja eshte ne mesin e atyre qe ka pase kontrate me sherbime ne RTK, dhe e din shume mire se si angazhohet nje person me kontrate te tille!2. Armend Muja e din si jane krijuar borxhet e RTK-se nder vite, po ashtu e din se kush I ka borxh RTK-se, sepse
Armendi eshte nje borxhlinjet e RTK-se!Per pyetjet e tjera te deputeteve do te pergjigjem ne ditet ne vazhdim!