“Ngjallet” UNMIK-u, kërkon largimin e taksës ndaj Serbisë

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Misionit të UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka thënë nëpërmes një deklarate, se po i përcjell “me shqetësim serioz ngjarjet e fundit që kulmuan sot me dorëheqjet e shpallura nga kryetarët e katër komunave veriore”.

Ngjarje e sotme në veri, Tanini i ka lidhur me vendosjen e tarifave nga Kosova ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnia. “Veprimet e tilla paraqesin shkelje të qartë të marrëveshjes CEFTA dhe duhet të tërhiqen”, ka thënë Tanin.

Ai ju bëri thirrje udhëheqësve nga të gjitha palët të demonstrojnë përmbajtje më të madhe dhe t’i shmangen çfarëdo provokimi tjetër që do të mund të rrezikonte mundësinë e normalizimit të raporteve dhe potencialisht të rriste tensionet.

Misioni i UNMIK-ut, i cili e kishte administruar Kosovën pas luftës, vazhdon të qëndrojë me një numër simbolik të zyrtarëve në Kosovë, duke u thirrur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Kosova dhe shtetet aleate të pavarësisë së Kosovë kanë kërkuar shuarjen e këtij misioni, ndërsa shtet si Rusia e Kina e mbështesin vazhdimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme