Një 49-vjeçar nga Korca, i identifikuar si Kujtim Shabani, është gjetur i pajetë në shezlongun ku po pushonte prej disa ditësh në plazhin e Radhimës në Vlorë.
Sipas njoftimit paraprak, mjeku është gjetur mesditën e sotme rreth orës 12:35 dhe dyshimet e para flasin se i ndjeri ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Ambulanca ka marrë trupin e pajetë të viktimës dhe ka çuar në morg, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.