Ngjarja në Ferizaj është tronditëse, mosreagimi indinjues

Prishtinë | 12 Nën 2024 | 08:20 | Nga Besa Ismaili

Therrja me thikë e katër personave në Ferizaj është ngjarje alarmuese, tronditëse! Ndërsa mosreagimi i qytetarëve dhe autoriteteve është shqetësues, indinjues!

Pavarësisht se ngjarja ndodhi në publik, nuk pamë se pati ndërhyrje apo incizime që do të ndihmonin hetimet ose sensibilizimin e komunitetit.

Ky rast tregon mungesën e ndërgjegjësimit për të reaguar ndaj dhunës, dobësitë në kulturën e mbështetjes komunitare dhe ndihmës ndaj viktimave.

Për më tepër, vonesa e institucioneve të sigurisë për të vepruar [sulmuesi pati kohë të lëvizë në vende tjera dhe të gjejë viktima tjera] përforcon mosbesimin ndaj autoriteteve dhe tregon nevojën për masa më të forta ligjore, prani më e madhe institucioneve të sigurisë dhe ndërgjegjësim publik.

Kur ka sulme me thikë gjetiu në botë,
Kosova reagon.
Kur ndodhë sulmi në Kosovë,
Kosova heshtë.

E papranueshme!

Shërim të shpejtë dhe pa pasoja për viktimat!

Të ngjashme