Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cossombrato të Italisë, ku një shqiptar 59 vjeçar, ka vrarë ish gruan e tij, partnerin e saj e më pas edhe vetën.
Siç raportojnëmediat italiane, 59-vjeçari, vrasjen e ka kryer me thikë, ndërsa motivi është xhelozia. Vrasësi ishte 59 vjeç dhe quhej Astrit Koni, ndërsa, gruaja, Drita Koni, ishte me origjinë nga Shqipëria dhe kishte jetuar në Itali për 20 vjet, përcjell Gazeta Express.Akti u nxit nga xhelozia e vrasësit, pasi ai nuk mund ta duronte faktin që martesa kishte mbaruar dhe gruaja kishte filluar një jetë të re, i cili pasi vrau ish-gruan dhe të dashurin e saj, u hodh nga kulla e kështjellës. Ai i kishte çelësat sepse ishte kopshtari dhe njihej në fshat si Arturo.Trupi i parë që u gjet nga karabinierët ishte i saj, në këmbët e kështjellës. Disa orë hetime ishin të mjaftueshme për të gjetur dy trupat e tjerë, në një hendek në hyrje të Cossombrato, në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri. Në një fushë aty pranë, kishte disa koshere bletësh që çifti i kishte mbajtur. Alarmi u dha nga vëllai i gruas, i shqetësuar sepse nuk kishte dëgjuar nga motra e tij. Mjeti i bujqësisë me të cilin dyshohet se u rrahën për vdekje u gjet gjithashtu pranë dy trupave. Karabinierët po hetojnë aktualisht për të përcaktuar rrethanat e sakta