Ngjarje e rëndë në Shkodër, shoferi përplas me makinë katër persona, pamje

Prishtinë | 11 Qer 2026 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë është regjistruar disa net më parë pranë Kishës së Madhe në Shkodër, ku një shofer  ka përplasur me dashje katër persona pas një konflikti të çastit.

Sipas informacioneve paraprake, personat e përfshirë në konflikt i janë kundërpërgjigjur drejtuesit të mjetit duke e goditur me grushte, ndërsa më pas në vendngjarje ka ndërhyrë Policia.

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e saj./TCh

Të ngjashme