Një ngjarje e rëndë vjen nga qyteti i Vlorës.
Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar, pasi ka plagosur me thikën nënën e tij dhe një person tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë pas konsultimit me Prokurorin, arrestuan G.M., 26 vjeç, banues në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të 26-vjeçarit.
I riu po hetohet Prokuroria e Vlorës për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.