Një tjetër viktimë shënohet në minierat shqiptare.
Mësohet se një 52-vjeçar ka humbur jetën duke punuar në një minierë në Hotolisht të Librazhdit.
Viktimë ka mbetur shtetasi Hyqmet Verçari, 52 vjeç, banues në fshatin Pishkash.
Ai ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar me makinerinë e punës në minierë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.