Ngjarjet kryesore botërore të ditës

Prishtinë | 26 Jan 2018 | 08:41 | Nga

Veprimi i Trump për Mueller – Donald Trump thuhet se urdhëroi shkarkimin e këshilltarit të posaçëm Robert Mueller qershorin e kaluar, por pasi që Këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë kërcënuan të jepnin dorëheqje, ai tërhoqi vendimin.

Times shkruan se presidenti urdhëroi këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë, Donald McGahn që të fton Muellerin, i cili po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016 dhe kontaktet e mundshme të përfshira në fushatën e Trump. Mirëpo, McGahn refuzoi duke thënë se më parë jep dorëheqje sesa zbaton ato direktiva.

Zjarr në një spital në Korenë e Jugut- Dhjetra njerëz kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur pasi një zjarr ka kapluar një spital dhe një shtëpi të pleqve në qytetin Miryang të Koresë së Jugut. Rreth 200 persona ishin në spitalin gjashtë katesh ‘Sejong’ kur shpërtheu zjarri, ka bërë të ditur policia. Sipas tyre, zjarri shpërtheu në departamentin A & E. Një muaj më parë nga zjarri në një palestër në jug të Jexheon vdiqën 29 persona.

Ditët e Goodle dhe Facebook janë të numëruara- Miliarderi Georde Soros ka dhënë një leksion apokaliptik që denoncon Google dhe Facebook si kërcënim kryesor për shoqërinë. Sipas tij, nëse ato do të mbeten të pakontrolluara mund të lindin rrjete të kontrollit totalitar, të cilat nuk do të kishin mundur t’I imagjinonin as Aldous Huxley dhe Gorge Orëell.

“Monopolet në internet nuk kanë as vullnetin as prirjen për të mbrojtur shoqërinë kundër pasojave të veprimeve të tyre”, tha Soros në Forumin Ekonomik Botërorë në Davos.

Transkriptat e bisedave të Donald Trump Jr- Komisioni gjyqësor i Senatit ka në plan që të lëshojë transkripta nga bisedat me dyer të mbyllura të Donald Trump Jr, për të përfunduar hetimet për takimet e tij me rusët gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ky takim ishte mbajtur në vitin 2016 në Neë York në Trump Toëer.

Paralajmërimi i “Bulletin of the Atomic Scientists”- Toka është vetëm dy minuta larg mesnatës së fundit të botës, njoftoi revista “Bulletin of the Atomic Scientists” që ka lëvizur akrepin e kësaj ore me 30 sekonda për vitin e dytë radhazi.

Ora nuk ka qenë asnjëherë kaq afër mesnatës që prej vitit 1953, kur SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik patën arritje të rëndësishme në zhvillimin e armëve bërthamore.

Ky njoftim i bërë në Uashington vjen pas veprimit të një viti më parë nga grupi i shkencëtarëve që analizon këtë situatë, të cilët lëvizën orën nga tre minuta në dy minuta e gjysmë larg mesnatës./Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme