Këto janë gjarjet kryesore mediale të paralajmëruara për ditën e sotme: 30 maj 2022.
09:00 – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në inspektimin e punimeve të infrastrukturës rrugore në regjionin e Hasit. (Has, Prizren)
10:00 – Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” publikon raportin “A është thëngjilli zgjidhja më e lirë?”. (Salla e konferencave “Orion”, Prishtinë)
10:00 – Mbahet konferenca vjetore shkencore “Identiteti shkencor dhe kreativiteti në një botë të ndryshuar”. (Universiteti “Kadri Zeka”, Gjilan)
10:00 – Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Ligjim për Këshillin Prokurorial të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N204)
10:00 – Në përvjetorin e rënies së heronjve Rasim Kiqina dhe Ragip Halilaj mbahen homazhe. (Varrezat e Dëshmorëve në Morinë, Skenderaj)
10:30 – Kombëtarja e Kosovës në futboll mban stërvitjen e radhës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)
11:00 – Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës)
11:00 – Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), pas vendimit të Gjykatës, dorëzon te pronari objektet e “Agrokosovës”. (Zona Industriale, Shirokë, Suharekë)
16:00/ 17:00 – Kombëtarja e Kosovës U21 mban konferencë për medie. Ndërsa, nga ora 17:00 mbahet stërvitja e Kombëtarës U21. (Kampi Nacional Hajvali)
18:00 – Fillon Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2022 me temën “Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti etj. (Parku i Inovacionit dhe Teknologjisë, Prizren)