Ardian Prishtina ka arritur të fitojë vendin e parë në një prej garave më të njohura të ngjitjes në Amerikë, 24HHH.
Pos që fitoi vendin e parë ai mbylli garën me rekord.
Në një njoftim në Facebook, ngjitësi kosovar, pjesë e ekipit “Marimangat” nga Peja, ka thënë se është krenar që përfaqëson Kosovën.
“24 Hours of Horseshoe Hell” është një garë e ngjitjes dhe festival që mbahet çdo vit në fundjavën e fundit të shtatorit. Aty marrin pjesë ngjitës që garojnë në ngjarjen 12 dhe 24 orëshe. Festivali me ushqim, kamping, muzikë e lojëra të ndryshme zgjat katër ditë.