Ngrihet aktakuzë ndaj një të pandehuri për nxitje të përçarjes dhe mos durimit

Prishtinë | 16 Gus 2024 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin Special, kundër të pandehurit S.Z. në drejtim të veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

Kështu u bë e ditur nga një kumtesë nga Prokuroria Speciale.

Sipas aktakuzës, “i pandehuri S.Z ka nxitë, përhapë publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare në atë mënyrë që përmes rrjetit social Tik-Tok ka fyer, ofenduar dhe përhapur urrejtje ndëretnike”.

Të ngjashme