Ngrihet aktakuzë për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje në Gjakovë

Prishtinë | 26 Qer 2025 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.P., për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve”.

Sipas aktakuzës, më 11 prill 2025 në rrugën “B.Q.” në Gjakovë, pas një përplasjeje verbale në lokalin e tij, i pandehuri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave, duke plagosur rëndë njërin prej tyre. Pas ngjarjes, ai ishte në arrati për rreth tre javë.

Po ashtu, gjatë bastisjes janë gjetur armë dhe pajisje të tjera të paautorizuara në posedim të të pandehurit. Prokuroria ka kërkuar që ai të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Të ngjashme