Prokuroria e Shtetit në një komunikatë njofton se gjatë 24 orëve nga prokuroritë themelore janë ngritur
njëqind e trembëdhjetë aktakuza kundër njëqind e njëzet e tetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë persona dhe janë paraqitur shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Është parashtruar edhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj pesë personave.
”Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar trepersona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, si dhe, ka ngritur dyzeteshtatë aktakuza kundër pesëdhjetepesë personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj pesë personave, si dhe, dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar”, thuhet në komunikatën e Prokurorit të Shtetit.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë aktakuza kundër katërmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.