Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetedy (22) aktakuza, kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë në tentativë”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të
armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Zjarrvënia”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.
Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosja’’, një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi
për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.
Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër (4) raste të ndara. Katër (4) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale, “Lëndim i rëndë trupor”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit
të bazuar se ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’’ dhe dy (2) persona, në dy raste të ndryshme, janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi”.
Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Prokuroria Themelore Ferizaj
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi’’.