Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar njëzetëpersona të dyshuar për kryerje të veprave penale dhe ka paraqitur pesëmbëdhjetë kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj pesëmbëdhjetë personave.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetegjashtë aktakuza, kundër gjashtëdhjetetre personave për vepra të ndryshme penale.