Në raportin 24 orësh të Prokurorit të Shtetit thuhet se janë ngritur tetëdhjetekatër (84) aktakuza kundër tetëdhjetenëntë (89) personave, për vepra të ndryshme penale.
Poashtu në njoftim thuhet se janë paraqitur gjashtë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.
Raporti i plotë:
Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 23 janar 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetekatër (84)
aktakuza kundër tetëdhjetenëntë (89) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar dhe janë paraqitur
gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të
dyshuar dhe ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka praqitur dy (2)
kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër
dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit
ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur gjithsej nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme
penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar 48
orë, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur
gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona të
dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në pesë (5) raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme
penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara dhe
ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.