Ngriten tenda në Beograd në të cilat do të qëndrojnë protestuesit kundër Vuçiqit

| 29 Dhj 2023 | 13:50 | Nga

U ngrit kampi në rrugë, u bllokua kryqëzimi i Birçaninovës dhe Knez Milloshit, 24 orë pa trafik: Doli studenti i arrestuar Dushan Milesiq, kolegët e përshëndetën me duartrokitje.

Përfaqësuesit e studentëve, të cilët nisën protestat pas zgjedhjeve për shkak të parregullsive zgjedhore, sot kanë nisur bllokadën njëzet e katër orëshe në Beograd.

Protesta e studentëve nisi pikërisht në mesditë dhe siç thuhet, do të jetë një lloj kampi i ndarë në disa zona.

Njëri nga organizatorët e bllokadës, Nikolla Ristiq, tha për mediat serbe se për sot është planifikuar bllokadë 24 orëshe dhe se do të mblidhet në cep të rrugëve “Birçaninova” dhe “Kneza Millosh”.

Të ngjashme