Ngritet aktakuzë ndaj 12 punëtorëve të Trepçës, pezullohen nga puna

Prishtinë | 30 Tet 2024 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Trepça ka njoftuar se 12 punëtorë janë pezulluar nga puna.

Përmes një komunikate publike, Trepça ka bërë të ditur se ndaj tyre është ngritur aktakuzë.

“Me datën 30.10.2024 z.B.S, z.B.I, z.SH.R, z.Z.I, z.Sh.O, z.P.B, z.B.H, z.D.H, z.F.B, z.R.B, z.B.H dhe z.Rr.L, janë larguar përkohësisht nga puna me vendim me nr.prot:6584 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A. pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nën paragrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nën paragrafi 1.1 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftimin e Trepçës.

Të ngjashme