Ngritet aktakuzë ndaj Donika Gërvallës

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Arsyeja po del të jetë “penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Lajmin për Dukagjini e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Referuar kërkesës së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, më 31.01.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj D.G., për shkak të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të njëjtën e ka proceduar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë”, ka thënë ajo.

Të ngjashme