Ngritet aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Prishtinë | 02 Qer 2026 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Sipas aktakuzës, gjatë muajit gusht 2024 në Prizren, i pandehuri U.D., në cilësinë e drejtorit të kompanisë “M.L.L.C.”, gjatë aplikimit në procedurën e prokurimit publik me titull “Sigurimi fizik në objektet e shëndetësisë primare të Komunës së Prizrenit”, në vlerë prej 80,825.60 euro, ka paraqitur dokumentacion të rremë, përkatësisht një faturë në vlerë prej 4,775.00 euro, me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit në vendimin e autoritetit kontraktues.

Sipas aktakuzës, dokumentacioni i paraqitur në kuadër të ofertës është verifikuar nga ATK-ja dhe është konstatuar se nuk ishte i deklaruar sipas legjislacionit tatimor në fuqi.

Për të njëjtat veprime, aktakuza është ngritur edhe ndaj personit juridik “M.L.L.C”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, po ashtu për të pandehurin u.d. i prokurorit të çështjes ka propozuar dënimin plotësues mosushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit u.d. dhe personit juridik “M.L.L.C’’për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ata kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415 të kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, gjatë muajit gusht 2024 në Prizren, i pandehuri u.d., në cilësinë e drejtorit të kompanisë “M.L.L.C.”, gjatë aplikimit në procedurën e prokurimit publik me titull “Sigurimi fizik në objektet e shëndetësisë primare të Komunës së Prizrenit”, në vlerë prej 80,825.60 euro, ka paraqitur dokumentacion të rremë, përkatësisht një faturë në vlerë prej 4,775.00 euro, me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit në vendimin e autoritetit kontraktues.

Sipas aktakuzës, dokumentacioni i paraqitur në kuadër të ofertës është verifikuar nga ATK-ja dhe është konstatuar se nuk ishte i deklaruar sipas legjislacionit tatimor në fuqi.

Për të njëjtat veprime, aktakuza është ngritur edhe ndaj personit juridik “M.L.L.C”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, po ashtu për të pandehurin u.d., i prokuorit të çështjes ka propozuar dënimin plotësues mosushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

Të ngjashme