Prej Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës e Distria Krasniqit priten medalje në çdo garë që paraqiten, e dita-ditës në këtë grup po futet edhe Akil Gjakova.
Suksesi i fundit i Gjakovës në turneun Grand Prix të xhudos në Budapest, është dëshmia më e mirë për ngritjen e tij në kategorinë deri në 73 kilogramë, kategori që llogaritet me konkurrencën më të madhe te meshkujt. Në Budapest morën pjesë 60 garues në kategorinë e tij.
Gjakova, të shtunën e fitoi medaljen e artë që ishte e para dhe suksesi më i madh i tij për këtë vit. Ai dominoi plotësisht në kategorinë e tij, duke e mposhtur edhe legjendën e xhudos japoneze Masashi Ebinuma, që është kampion i trefishtë bote dhe ka edhe dy medalje të bronzta olimpike. Gjakova e mposhti Ebinuman në çerekfinale, kurse në finale ishte më i mirë se xhudisti nga Rusia, Georgii Elbakiev.
Ai gjatë rrugës deri te medalja e artë triumfoi edhe ndaj Constantin Gabun (Kanada), Nils Stump (Zvicër) e Khikmatillokh Turaev (Uzbekistan)