“Ngritja e një shteti” e Hoxhajt, një udhëzues për diplomatët e ardhshëm

Prishtinë | 15 Kor 2016 | 12:31 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është bërë promovimi i librit të ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, “Ngritja e një shteti”. Në këtë promovim, morën pjesë përfaqësues të ndryshëm të politikës, botës akademike, medias e shoqërisë civile.

Libri “Ngritja e një shteti”, nga folësit është cilësuar që i takon sferës shkencore dhe si një udhëzues për diplomatët e ardhshëm si dhe për ata të cilët do të shkruajnë për diplomacinë.

Paskal Milo, ish-ministër i jashtëm i Shqipërisë, ka thënë se me këtë libër është njohur që në fillim kur ai është shkruar në dorë të parë dhe ka pasur mundësinë të bisedojë me autorin si profesionistë të një fushe që kanë ide dhe interesa të përbashkëta.

“Është një lidhje që e kam provuar vetë dhe që e ndiej me zemër se çfarë produkti intelektual dhe atdhetar mund të sjellë ky kombinim. Libri ka nivel të lartë shkencor. Kemi një libër që i takon sferës shkencore, por që ka edhe jehonë të thellë politike. Libër që flet për politikën e jashtme, përpiqet që konceptet me marrëdhëniet e jashtme t’i integrojë me politiken e brendshme që ka ndjekur Kosova gjatë këtyre shtatë viteve si e pavarur”, ka thënë Milo.

Profesori Blerim Reka tha se edhe shtetet e vogla mund të japin diplomat siç është ministri Hoxhaj.

Libri i Hoxhajt, sipas tij, pritet të jetë libër i diplomatëve të ardhshëm si dhe udhëzues për ata të cilët do të shkruajnë për diplomacinë në të ardhmen.

Ndërsa, autori i librit njëherë ministër i Jashtëm, Enver Hoxhaj, theksoi se ngritja e një shteti në skenën ndërkombëtare, sjellja e tij e jashtme si Kosova natyrisht se duhet të përcillet me vlerësime reale.

“Ky është qëllimi bazik i këtij libri. Libri është si një lloj ftese, libri bën përpjekje që ta pasqyrojë përvojën reale, krijimin e shtetit të Kosovës në integrimin e politikës së jashtme”, ka thënë Hoxhaj.

“Kosova nuk është vetëm një shtet i ri, por është një shtet i ri më një pozitë ndërkombëtare të vështirë. Është një shtet ku edhe më tutje nuk ka njohje të plotë kontinentale dhe evropiane, jo vetëm nga vendet anëtare të BE-së, është një shtet, i cili nuk është anëtar i OKB-së”, ka thënë Hoxhaj.

Të pranishmit kanë mbajtur një minutë heshtje në shenj nderimi të viktimave në Nice të Francës ku humbën jetën mbi 70 persona, kur një kamion me shpejtësi ka hyrë në turmën e qytetarëve që po festonin për Ditën Kombëtare të Francës.

Enver hoxhaj - promovimi i librit

enver hoxhaj - promovimi

enver hoxhaj - libri

 

Të ngjashme