“Ngushtica e Hormuzit të hapet menjëherë”, Trump: Vendimi për marrëveshjen me Iranin merret sot

Prishtinë | 29 Maj 2026 | 21:29 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të mbajë një takim të premten në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë për të marrë vendimin përfundimtar mbi një marrëveshje me Iranin.

Trump tha se takimi do të ishte vendimtar për miratimin ose refuzimin përfundimtar të marrëveshjes, e cila është në qendër të negociatave intensive midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Postimi:

Irani duhet të pajtohet që kurrë nuk do të ketë armë apo bombë bërthamore. Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë menjëherë e hapur, pa tarifa, për qarkullim të pakufizuar të anijeve në të dy drejtimet. Të gjitha minat detare (bombat), nëse ka të tilla, do të eliminohen (ne kemi larguar, përmes detonimit, shumë mina të tilla me mjetet tona të shkëlqyera nënujore për pastrimin e minave). Irani do të përfundojë menjëherë largimin dhe/ose detonimin e çdo mine të mbetur, të cilat nuk do të jenë të shumta!

Anijet e bllokuara në ngushticë për shkak të bllokadës sonë të jashtëzakonshme dhe të paprecedentë detare, e cila tani do të hiqet, mund të fillojnë procesin e “kthimit në shtëpi”! Përshëndetni gratë, burrat, prindërit dhe familjet tuaja nga unë, presidenti juaj i preferuar!

Materiali i pasuruar, që nganjëherë quhet “Pluhur Bërthamor”, i cili është varrosur thellë nën tokë, nën male pothuajse të shembura nga sulmi ynë i fuqishëm me bombarduesit B2 para 11 muajsh, do të nxirret nga Shtetet e Bashkuara (që, sipas marrëveshjes, është i vetmi vend, së bashku me Kinën, me kapacitetin mekanik për ta bërë këtë!), në koordinim të ngushtë me Republikën Islamike të Iranit, si dhe me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, dhe do të SHKATËRROHET.

Asnjë para nuk do të shkëmbehet, deri në një njoftim tjetër. Janë rënë dakord edhe çështje të tjera, me rëndësi shumë më të vogël.

Tani do të zhvilloj një takim në “Situation Room” për të marrë vendimin përfundimtar.

Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!

Presidenti DONALD J. TRUMP

Të ngjashme