Nice pritet të shpenzojë para të shumta në javën e fundit të afatit kalimtar dhe do të transferojë plot katër lojtarë, pasi që ka ndërruar pronarin.
Jim Ratcliffe, që ka në pronë skuadrën e çiklizmit Ineos dhe skuadrën e Kategorisë së Dytë të Zvicrës në futboll Lausanne-Sport, ka blerë skuadrën franceze Nice të hënën për 100 milionë euro.
Afati kalimtar do të mbyllet të hënën, ndërsa britaniku më i pasur pritet të lë menjëherë gjurmë te Nice duke bërë katër transferime të mëdha.
Pritet të sjellë sulmuesin e ri danez të Ajaxit, Kasper Dolberg (21). Dolberg ka kontratë me Ajaxin deri në verën e vitit 2022. Ai stinorin e kaluar shënoi 12 gola dhe asistoi gjashtë herë në 39 ndeshje në të gjitha garat.
Lojtarët e tjerë, për të cilët Nice po insiston të sjellë para mbylljes së afatit kalimtar, janë Stanley N’Soki i Paris Saint-Germainit, sulmuesi i Lorientit, Alexis Claude-Maurice dhe mesfushori algjerian i Napolit, Adam Ounas.