Klubi francez, Nice, është gati që ta bëjë një ofertë për futbollistin e Manchester City-t, Joe Hart, raporton Daily Mail.
31 vjeçari është rikthyer në City pasi kaloi dy stinorët e fundit si huazim te Torino dhe West Ham, por duket se nuk ka të ardhme në Etihad Stadium.
Nice, që menaxhohet nga Patrick Vieira, mund t’ia ofrojë mundësinë Hart-it që të luajë si titullar që nga stinori i ardhshëm.