Nice përjashton lojtarin që vodhi orën e Dolbergut

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Klubi francez, Nice, ka konfirmuar shkarkimin e sulmuesit Diaby-Fadiga, pasi pranoi se kishte vjedhur një orë të transferimit të ri, Kasper Dolberg.

Adoleshenti konsiderohej si ndër talentet më të mëdha nga akademia e klubit dhe ishte pjesë e Francës U18, por vetëm pas shtatë paraqitjeve për ekipin e parë, ai tash është pa klub.

Sipas raportimeve, incidenti kishte ndodhur para disa ditësh, me Dolbergun që ishte ankuar në polici për humbjen e orës, që kishte vlerën e 70 mijë eurove.

“Nice dhe Lamine Diaby Fadiga kanë ndarë rrugët të martën. Pas vjedhjes së orës së Kasper Dolbergut nga zhveshtorja e ekipit të parë, dhe pranimit të veprës nga lojtari, klubi ka vendosur të ndërpresë kontratën me 18-vjeçarin”, ka bërë të ditur Nice duke shtuar se “s’pranon që sjellje të tilla që tradhtojnë besimin që bashkon të gjithë familjen e Nicet”.

Dolbergu ka pasur start të mirë në karrierën në Francë. Ai ka shënuar dy gola në katër ndeshje në Ligue 1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme