Nick Kyrgios mposht Khachanov – Australian Open do të sjell derbin me Rafael Nadal

Prishtinë | 25 Jan 2020 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Nick Kyrgios dhe Rafael Nadal do të vihen përballë njëri tjetrit.

Kyrgios ka arritur që sot të mposhtë Khachanov me rezultatin 3:2 në sete (6:2, 7:6, 6:7, 6:7 dhe 7:6), shkruan lajmi.net.

Me këtë fitore, australiani ka arritur që të kalojë në raundin e katërt të garave në Australian Open.

Në këtë raund, ai do të ketë përballë reketin spanjoll, Rafael Nadal, i cili deri këtu erdhi pa telashe.

Kjo pritet të jetë një nga ndeshjet më interesante deri në këtë pikë të garave në Australian Open.

Kyrgios dhe Nadal do të përballen me njëri tjetrin më 27 janar.

Të ngjashme